Shpresat e Maqedonisë marrin fitore me përmbysje ndaj Malit të Zi

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka marrë fitore të madhe në Podgoricë ndaj Malit të Zi në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2021. Përfaqësuesja jonë e udhëhequr nga Blagoja Milevski arriti të regjistrojë fitoren e dytë për 6 pikë maksimale pas dy ndeshjeve të para në grup.

Jani Atanasov realizoi dy golat e Maqedonisë. Në minutën e 13-të, Atanasov realizoi nga gjuajtja e lirë për 1:1, ndërsa në të 33-tën, Atanasov shënoi nga pika e bardhë për rezultat 2:1.

Në pjesën e parë, Maqedonia ishte më e mirë nga Mali i Zi, të cilët avansuan me golin e Skenderoviqit në minutën e 10t-ë. Esmin Liçina kishte rastin e parë për zhbllokimin e rezultatit, por reprezentuesi jonë nuk arriti të realizojë që nga minuta e katërt. Rast të mirë për gol kishte edhe Darko Çurlinov, mirëpo gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e kundërshtarëve.

Në pjesën e dytë, Maqedonia luajti me shumë kujdes dhe të koncentruar në mbrojtje, duke mos lejuar vendasve të barazojnë. Në minutën e 88-të, mbetëm pa një futbollist, pasi nga loja u përjashtua Toshevski.

Maqedonia U21 me 15 tetor në “Petar Milloshevski” në Shkup do të pret Kazakistanin për ndeshjen e xhiros së tretë në këto eliminatore.

Leave a Reply