Super Elif Elmaz, super Maqedonia mund Sloveninë dhe shpreson për Euro 2020 (VIDEO)

Talenti shkupjan i Napolit, Elif Elmaz ka rezultuar deçiziv në fitoren 2:1 të përfaqësueses së Maqedonisë sonte në arenën “Todor Proeski” përballë  Slovenisë, njofton “infOSport.mk”.

20-vjeçari realizoi që të dy golat, duke i dhënë shumë shpresa përfaqësueses së vendit për një kualifikim të mundshëm për në Euro 2020.

Pas pjesës së parë pa gola, ku të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, Elmaz shpërtheu në të dytën, kur fillimisht në minutën e 50-të me një parabolë arriti të mposhtë portierin kundërshtarë, Jan Oblak, i cili kapituloi edhe në minutën e 68-të, kur pas një kundërzbritje të shpejtë, sërish në skenë doli talenti shkupjan i Napolit, Elif Elmaz.

Po i njëjti futbollistë kishte shënuar gol edhe gjatë pjesës së parë, mirëpo i njëjti u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Një vendim i këtillë solli shumë reagime në mesin e futbollistëve “verdhekuq” në fundin e pjesës së parë, mirëpo gjithçka ju shkoi për shtati atyre në pjesën e dytë, kur në fund me plotë meritë arritën fitoren e 3-të në kukadër të grupit “G”, edhe pse Slovenia në minutat shtesë të takimit me anë të Josip Iliçiç nga penaltia ngushtoi epërsinë në 2:1..

Maqedonia ka 11 pikë, mirëpo falë fitores së sontme ndaj Slovenisë, lë mbrapa këtë kombëtare, ndërkohë dy vendet e para mbahen nga Polonia dhe Austria, që sonte shënuan fitore përballë Letonisë, gjegjësisht Izraelit.

Polonia mundi Letoninë me rezultatin 3:0 në transfertë, ndërkohë Austria shënoi fitore 3:1 përballë Izraelit.

Ndryshe janë polakët që me 16 pikë kryesojnë grupin tonë, para Austrisë që ka 13 pikë.

Leave a Reply