Gjoka: “Duhet të përmirësohemi, por në këtë moment rëndësi ka rezultati”

Ernest Gjoka në ndeshjen e tij të dytë në krye të Shkëndijës, ka arritur të marrë fitoren e parë me skuadrën “kuqezi”, që pavarësisht sezonit jo të mirë që po bënë, konsiderohet si një ndër pretendentët kryesor për titullin e kampionit, raporton “infOSport.mk”. Shkëndija e Ernest Gjokës sot në takimin e javës së 11-të në elitën e futbollit vendor, mundi Sileksin me rezultatin 3:0, duke bërë një hap para në renditje.

“Mendoj se sot më e rëndësishmë ishte të fitohet ndeshja. Megjithatë unë mendoj se deri diku i bëmë detyrat dhe loja ishte deri diku shumë e mirë. Por ne kemi nevojë për më shumë oksigjen dhe fitore që të rritemi në anën psikologjike. Kjo është ajo që na mungon. E rëndësishme sot ishte se bëmë një fitore të përgatitemi të vazhdojmë këtë rrugë” – u shpreh Gjoka, i cili beson se fitorja e sotme me Sileksin do e ndihmojë skuadrën në aspektin psiqik.

“Besoj kjo fitore do na ndihmojë në aspekt psiqik, sepse ekipi ka potencial dhe duhet të kemi edhe vetëbesim. Mungesa e rezultateve ka ndikuar në anën psikologjike, plus mentaliteti që duhet të ndryshojë. Por gjithsesi unë besoj se skuadra ka potencial për të filluar ngritjen gradualisht. Sigurisht nuk është e lehtë, është e vështirë, por ne do të përpiqemi që të fillojmë gradualisht të ndryshojmë gjithçka” – deklaroi strategu nga Tirana, të cilin në fundjavë me Shkëndijën e pret përballja në Shkup kundër Makedonija GJ.P.

Leave a Reply