Qatip Osmani zbulon formacionin e FC Shkupit ndaj Rabotniçkit

FC Shkupi në Çair do të mirëpret Rabotniçkin në ndeshjen e vlefshme të javës së 11-të, ndërsa trajneri Qatip Osmani, veçmë ka zbuluar formacionin me të cilin do ti kundërvihet skuadrës nga “Debar Maalo”, njofton “infOSport.mk”.

Për takimin e sotëm vërehen edhe disa ndryshime, edhe atë duke filluar që nga porta, pasi atë sot do ta mbroj Igor Aleksovski dhe jo braziliani Tulio.

Në mbrojtje për dallim nga ndeshja e fundit me Borecin, shoqërues i Mevlan Adilit në qendër do të jetë Besart Krivanjeva, ndërsa krahët mbetën me emrat e njëjtë, me Stojanovskin në të djathtë dhe Basilion në të majtë.

Në mesfushë rikthehet Sabit Bilali, i cili do të manovrojë së bashku edhe me Muharem Bajramin dhe Besar Isenin, ndërsa treshja ofenzive e “bardhebluve” nga Çairi përbehet nga Suhel Muharemi, Serzhinjo dhe Marin Jurina.

Leave a Reply