Kozhuvi mund Tikveshin dhe merr kryesimin, Kit Go ndal Bellasicën

Kozhuvi ka dalë fitues në derbi ndeshjen e javës së 10-të në Ligën e Dytë – Lindje, duke mundur Tikveshin në Kavadar me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”. Golin e vetëm për skuadrën nga Gjevgjelia e realizoi Niki Zumrovski në minutën e 24-të, gol ky që në fund rezultoi të jetë i vetmi i këtij takimi. Për Tikveshin ishte kjo disfata e dytë me rradhë pas asaj në shtëpi edhe kundër Bellasicës.

Këta të fundit u mundën në transfertën ndaj Kit Go, skuadër kjo që falë golave të shënuar nga Darko Aleksovski (8’, 63’) në fund shënoi një fitore komode 2:0.

Po me të njëjtin rezultat, Sasa në Kamenicë mundi Pobedën, ndërkohë në derbin e pjesës së poshtme të tabelës së klasifikimit, Osogova me rezultatin 3:1 si mysafir mundi Pitu Gulin.

Java e 10-të në Konferencën e Lindjes mbyllet diku pak para orës 20:00, kur në Shtip Bregallnica do të mirëpret Plaçkovicën nga Radovishi.

LDFMV – Lindje

Tikveshi 0:1 Kozhuvi
Kit Go 2:0 Bellasica
Sasa 2:0 Pobeda
Pitu Guli 1:3 Osogova
Bregallnica 18:00h Plaçkovica

Leave a Reply