Dëmtimi i Fatih Ismailit, të enjten ekzaminimet mjekësore

Një ndër futbollistët më në formë të FC Shkupit, Fatih Ismaili,  ka marrë një lëndim të dielën në barazimin pa gola që skuadra e tij e e arriti ndaj Struga Trim Lum.

Ismaili u dëmtua në minutën e 31-të, ndërsa reagimi i tij teksa me barele po dërgohej jashtë fushës, la të kuptohet se bëhet fjalë për ndonjë lëndim paksa më serioz.

Megjithatë se për çfarë shkalle të dëmtimit bëhet fjalë, një gjë të tillë pritet ta mësojmë vetëm të enjten kur do të kryhen ekzaminime më të detajuara mjekësore.

Fatih Ismaili, i cili ka treguar një formë solide me fanellën e FC Shkupit gjatë këtij sezoni numëron 11 paraqitje.

Leave a Reply