Angellovski: Fillimisht të mendojmë se si të eliminojmë Kosovën, e më pas flasim për finalen

Pasi shorti i sotëm në Nyon të Zvicrës vendosi që finalja eventuale për kualifikim në “EURO 2020” të luhet në terren mysafir (fituesi i gjysmëfinales së Ligës së Kombeve nga dueli Maqedoni-Kosovë do të luajë në transfertë me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë), seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski, ka thënë se për ekipin e tij primare është ndeshja gjysmëfinale me Kosovën, ndërsa për finalen eventuale sigurisht se nuk do të mungojnë motivet.

“Shorti nuk ishte në anënt tonë, pasi rezultoi që finalja do të luhet në Gjeorgji apo Bjellorusi, mirëpo për tu kualifikuar atje patjetër të mendojmë vetëm për ndeshjen e parë. Për ne më i rëndësishëm është ai duel me Kosovën ku duhet të jemi maksimalisht të përgatitur. Ndërsa sa i përket finales, mendoj se nuk ka rëndësi ku do të luhet, pasi motivet janë shumë të larta. Apo, nëse nuk patëm fat në short, pres të kemi fat në vetë ndeshjet që na presin”, – deklaroi Angellovski pas tërheqjes së shortit në Nyon të Zvicrës.

Leave a Reply