Struga Trim Lum 7 pikë ndaj 3 skuadrave të para në tabelë

Struga Trim Lum ndodhet në një seri shumë pozitive, kur janë në pyetje rezultatet, ndërsa më së miri e dëshmojnë edhe 3 ndeshjet e fundit, ku ka arritur që të tubojë 7 pikë, edhe atë ndaj 3 skuadrave të para në tabelë, Vardarit, Akademia Pandevit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Ndaj këtyre të fundit, struganët shënuan fitore 2:1 në ndeshjen e javës së 16-të, që paraprakisht të luanin baraz në transfertën në Strumicë ndaj Akademia Pandev, ndërkohë në kuadër të javës së 14-të si vendas kishin mundur edhe liderët e Vardarit me rezultatin 2:1.

Mirëpo kjo seri daton që nga fillimi i nëntorit, kur si vendas kishin barazuar pa gola ndaj FC Shkupit.

Serinë pozitive të Struga Trim Lum e kishte prishur vetëm ekipi i Sileksit, që në kuadër të javës së 12-të kishte mundur ekipin e trajnerit Jeton Beqiri, që në dy xhirot paraprake, atë të javës së 10 dhe 11 të shënonte fitore ndaj Rabotniçkit në Shkup (2:1) dhe Renovës (1:0) në Strugë.

Struga Trim Lum 7 pikë ndaj 3 skuadrave të para në renditje:Java XIV: Struga TL – Vardari 2️⃣:1️⃣✅Java XV: Ak. Pandev…

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 29 ноември 2019 г.

Leave a Reply