Atmosfera mahnitëse, por derbi Partizani-Tirana ka edhe anën e errët

Derbi i kryeqytetit shqiptar ndërmjet Partizanit dhe Tiranës përveç asaj që solli lojë të bukur në fushë dhe atmosferë mahnitëse nga tifozët e pranishëm në numër të madh në stadiumin “Air Albania” ka edhe një anë të errët dhe jo aq të hijshme.

Një raportim i bërë nga ana e drejtorisë së sigurisë së stadiumit “Air Albania” bën me dije se 66 ulëse janë dëmtuar totalisht. Rasti është paraqitur në polici, ndërsa edhe FSHF pritet të kërkojë përgjegjësi nga klubet./InfOSport.mk

 

Leave a Reply