Rikthehet Bundesliga, Rashica kërkon golin e radhës, super derbi në “Sinjal Iduna Park”

Bundesliga rikthehet sonte me javën e 16-të, të kampionatit që vjen me një super përballje.

Në “Sinjal Iduna Park”, vendasit e Borusia e Dortmundit pret kryesuesit e Lajpcig në një duel për titullin.

Skuadra e Nagelsmann kryeson renditjen me 33 pikë, 4 më shumë se “verdhezinjtë” dhe 6 më shumë se kampionët në fuqi të Bajernit të Munihut.

Asnjë prej dy skuadrave nuk luan për barazim dhe spektakli është i garantuar në këtë supersfidë që do të startojë në orën 20:30.

Java e 16-të e kampionatit gjerman megjithatë nis me përballjen Verder Bremen-Majnc, me Milot Rashicën që do të kërkojë golin e radhës në Bundesliga me shpresën që këtë herë skuadra e tij të marrë tre pikët.

Rashica shënoi këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Bajernit, mirëpo goli i tij në fund vlejti vetëm për statistikë pasi Verderi u mund me rezultatin e thellë 6:1.

Milot Rashica meeee një super aksion dhe super gool i shënon ekipit të #BayernMunchen ⚽️🔥#KujtesaSport

Публикувахте от Kujtesa в Събота, 14 декември 2019 г.

Leave a Reply