Gatuso bën gafë, Napolin e shqipton Milan (VIDEO)

Xhenaro Gatuso u emërua disa javë më parë si trajner i Napolit, ndërsa nesër do të përballen me Sasuollon në ndeshjen e vlefshme për kampionatin e Serisë A. Në kuadër të kësaj ndeshje, Gatuso ka mbajtur konferencën e zakonshme para gazetarëve, një ditë para sfidës.

Gjatë fjalimit të tij, Gatuso ka bërë një gabim, ku në vend të Napolit, ka shqiptuar emrin e Milanit. Ai ka korrigjuar menjëherë fjalën e tij, por duket se Milani i ka mbetur në zemër, pasi një jetë të tërë i ka kushtuar klubit kuqezi.

Leave a Reply