Jasir Selmani operohet, do të mungojë 6 muaj!

Mesfushori i Renovës, Jasir Selmani ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në këmbën e djathtë, ku kishte të këputr ligamentin e kryqëzuar të përparëm në gju. 28 vjeçari u lëndua në ndeshjen me Rabotniçkin dhe mbeti jashtë fushave në ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të gjysmësezonit vjeshtor.

Sipas mjekëve, rikuperimi i Selmanit do të zgjasë rreth 6 muaj, me çka mesfushori do të ngelet jashtë fushave deri në mbyllje të sezonit 2019/20.

Jasir Selmani te Renova erdhi nga Gostivari, ndërsa në këtë sezon zhvilloi vetëm 8 ndeshje./InfOSport.mk

Leave a Reply