Drita e Ardian Nuhiut godet fuqishëm në merkato

Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, ka bërë një super goditje në merkato. Drejtuesit e skuadrës “bardhekaltër” nga Gjilani kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Kastriot Rexha, i cili së fundmi ishte pjesë e Feronikelit.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e klubit “bardhekaltër”, që konsiderohet si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit.

“Këpuca e Artë” e Kosovës, si dhe njëherit lojtari më i mirë viteve të fundit në elitën e futbollit kosovar, rikthehet kështu te skuadra gjilanase pas një edicioni të kaluar me Feronikelin, ku gjithashtu arriti që të shpallet kampion.

Rikujtojmë, Rexha fitoi titullin kampion edhe me FC Dritën në edicionin 2017/18.

Leave a Reply