Çfarë po ndodh te Boreci! Plotë 7 largime….

Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht merkatoja e janarit në futbollin tonë vendor, te Boreci po ndodhin shumë largime, e që me siguri se pritet të kompenzohen ditëve në vijim me prurje të reja, shkruan “infOSport.mk”.

Pjesë e Borecit gjatë stinorit pranveror nuk do të jenë Hristov, Petrov, Bogdanovski, Velev, Ivljanin, Zhoglev dhe Ristovski.

Emër i vetëm i ri në rradhët e skuadrës nga Velesi, është ish sulmuesi i FC Shkupit, Dario Desniq, ndërsa në bisedë e sipër me udhëheqësit e kësaj skuadre, pritet që së shpejti skuadrës ti bashkohen emra të rinj, që do të jenë të nivelit më të lartë se ata që janë larguar.

Trajner Gorazd Mihajllov startin e përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit e ka paraparë për me datë 8 janar.

Leave a Reply