Korabi mbetet pa trajner!

Skuadra e Korabit që garon në Ligën e Dytë – Perëndim ka mbetur pa shërbimet e trajnerit të saj, Berat Imeri, njofton “infOSport.mk”.

Ka qenë vetë strategu tetovar që ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes profilit zyrtarë në “facebook”.

“Faleminderit Dibranëve për mikëpritjen, ‘Sokolave’ për mbështetjen dhe kryetarit dhe bordit të klubit për bashkëpunim. Ishte një kohë shumë e shkurtër dhe shumë pozitive, por do ngelet si një kujtim shumë i mirë për mua. Korabit i dëshirojë suksese, për arsye se Dibra e meriton të ketë një klub ndoshta më lartë se liga ku garon. Gjithmonë do jem tifoz me Korabin. Forca Korabi, forca Sokolat” – kishte shkruar Imeri, i cili në bankinën e skuadrës së Korabit u ul në fillim të sezonit aktual.

Me Imerin në krye, Korabi, që një periudhë kishte edhe krizë financiare, në 14 ndeshje, regjistroi 5 fitore, 3 barazime dhe 6 disfata, duke e mbyllur stinorin vjeshtorë në pozitën e 8-të.

Rikujtojmë përveç trajnerit Imeri, gjatë ditës së djeshme largimin nga rradhët e skuadrës dibrane e konfirmoi edhe mesfushori difenziv, Donart Bajrami.

Leave a Reply