Muriqi dheTotenhami, ja si qëndrojnë punët!

Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi thuhet se ka folur me menxharin e tij dhe ia ka treguar dëshirën për t’iu bashkuar Totenhamit, aty ku do të luante nën urdhrat e trajnerit Hoze Murinjo.

Klubi anglez është duke i shqyrtuar opsionet për sulmin pas lëndimit të sulmuesit kryesor, Hari Kejn, dhe shqiptari është një nga ta.

Totenhami ka qenë i lidhur me transferimin e sulmuesit të Kosovës, i cili ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 16 ndeshje këtë edicion në Superligën turke me fanellën e Fenerbahçes.

Muriqi edicionin e kaluar me fanellën e Rizespor në Superligën turke regjistroi 17 gola dhe dhuroi 8 asistime në 34 ndeshje kampionale, teksa shënoi edhe në ndeshjen Angli – Kosovë në shtatorin e vitit të kaluar, kur “Dardanët” në “Sent Meri” stadium pësuan disfatë 5:3.

Kejn pritet të mungojë gjatë, ndaj drejtuesit e Totenhamit janë vënë në kërkim të një sulmuesi cilësorë, që do i ndihmonte ata për ndeshjet në Premierligë, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë deklarata e numrit një të Fenerbahçes, Ali Koç, që nuk dëshiron ta shesë Muriqin dhe se me të dëshiron titullin kampion në Turqi, mund t’ua vështirësojë punën drejtuesve të Totenhamit, të cilët duhet paguar një shumë të majme për të bërë për vete sulmuesin shqiptarë me origjinë nga Prizreni.

Leave a Reply