Korabi  aktivizohet sërish në merkato, transferon futbollistin e Struga TL

Korabi është aktivizuar sërish në merkato, teksa sot ka prezantuar Azdren Menën, futbollistin 20-vjeçar, i cili te skuadra dibrane vjen nga rradhët e Striga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Mena luan si mesfushor, ndërsa bëhet përforcimi i 5-të për Korabin në këtë afat kalimtarë, pas qendërmbrojtësit Ylber Beqiri, mbrojtësit Ismail Abdullahu, mesfushorit Ersin Fetahi dhe sulmuesit Emir Aliu.

Kujtojmë skuadrën dibrane në stinorin pranveror do ta udhëheq trajneri i ri Bobi Stojkovski, i cili ka për detyrë që me Korabin të sigurojë mbijetesën.

Skuadra dibrane stinorin pranveror e mbylli në pozitën e 8-të, pozitë përmes së cilës mbijetesën do të duhet ta sigurojë përmes ndeshjes së balotazhit.

Leave a Reply