Cikloni “Ciara” pushton Europën, shtyhen disa sfida të rëndësishme futbollistike

E diela do të prodhojë më pak ndeshje nga sa ishin në program, kjo për shkak ciklonit “Ciara” që ka pushtuar Europën gjatë këtyre ditëve me era të forta dhe reshje të dendura dëbore dhe shiu.

Kështu në Premierligën angleze është shtyrë takimi i javës së 26-të midis  Mançester Sitit dhe Uet Hamit. Në Bundesligë është shtyrë sfida e javës së 21-të mes Borusia Menhengladbahut dhe Këllnit, ndërkohë në Holandë janë shtyrë të gjitha 4 takimet e javës së 22-të që ishin programuar për këtë të dielë, e ku spikasin ndeshjet Utreht-Ajaks dhe Az Alkmar-Fejenord.

Në dy ndeshjet tjera të ditës së sotme duheshe të luanin edhe Sparta Roterdam-ADO dhe FC Emen-FC Tuente.

Leave a Reply