Situatë kaotike në Holandë, anulohen ndeshjet e së dielës për një arsye të pazakontë

Kampionati holandez është shtyrë për shkak të stuhisë Ciara që ka pushtuar vendin e ulët. Holanda po përballet me shumë vështirësi, pasi erëra të forta që kapin dhe 120 kilometra në orë kanë pushtuar vendin.

“Eredivise” ka dalë me komunikim zyrtar ku ka informuar se ndeshjet e programuara për ditën e dielë nuk do të luhen për të shmangur rreziqet e mundshme ndaj futbollistëve.

FC Utreht-Ajaks, AZ-Fejenord, Sparta Roterdam-ADO dhe FC Emen-FC Tuente do të shtyhen për një ditë tjerë.

Kampionati do të luhet në data të tjera kur dhe kjo situatë emergjence të largohet.

Leave a Reply