“Derby della Madonnina”, ja sa bileta janë shitur dhe sa janë fitimet nga ndeshja e sotme

Sonte në program është derbi i Milanos midis Interit dhe Milanit, ndeshje e cila pritet të dhurojë spektakël.

Të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin fitoren, teksa do të jetë edhe një sfidë e luftuar. Përveç spektaklit në fushë, pritet të kemi spektakël edhe në tribuna.

Plot 75 mijë spektatorë do të jenë të pranishëm ditën e sotme në stadium. E përkthyer në para, Interi do të fitojë 5.5 milionë euro nga ndeshja e sotme.

Nuk do të mungojnë as koreografitë e tifozëve, të cilat gjithmonë kanë qenë fantastike.

Leave a Reply