Skënderbeu i dha “shkelmin”, Oto Xhon debuton me “dopietë” te Prishtina (VIDEO)

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Oto Xhon e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te skuadra e Prishtinës. Nigeriani realizoi “dopietë” në debutim me skuadrën e kryeqytetit të Kosovës në çerekfinalen e Kupës së Kosovës kundër Vushtrisë.

22-vjeçari realizoi në minutën e 26-të dhe 81-të duke ndihmuar Prishtinën të kualifikohet për në fazën gjysmëfinale me rezultatin 4:1, teksa nga një gol realizuan edhe Endrit Krasniqi (2’) dhe Ergyn Ahmeti (73’).

Xhon u shit te Prishtina gjatë janarit. Duke patur parasysh paraqitjet me Trepça 89’ dy sezone ku u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit, Xhon shpreson të përsërisë një tjetër sezon pozitiv, kësaj rradhe me fanellën e skuadrës nga kryeqendra kosovare.

PRISHTINA SIGURON GJYSMËFINALEN NË KUPË

Prishtina e ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Kosovës për herën e nëntë pas luftës. Gjashtë herë fituesja e këtij trofeu fitoi ndaj të rinjve të Vushtrrisë, 4:1, në një ndeshje ku shkëlqeu në debutim, transferimi i janarit, Otto John.

Публикувахте от Sporti në KTV в Събота, 8 февруари 2020 г.

Leave a Reply