Shkupjani Neziri vendosi finalen e madhe të kupës së Kosovës në futsal (VIDEO)

Ish lojtari i Juventus Seravës dhe Futsal Shkupit, Eljesa Neziri rezutoi deçiziv në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futsal, duke shënuar golin e fitores për ekipin e tij Prishtina 01, njofton “infOSport.mk”.

Neziri shënoi nga pika e bardhë golin e fitores për 2:1, duke i dhënë në këtë mënyrë fitoren Prishtina 01 ndaj Mabetex Prishtina.

SHKUPJANI NEZIRI VENDOSI FINALEN E MADHE TË KUPËS SË KOSOVËS NË FUTSAL

SHKUPJANI NEZIRI VENDOSI FINALEN E MADHE TË KUPËS SË KOSOVËS NË FUTSALIsh lojtari i Juventus Seravës dhe Futsal Shkupit, Eljesa Neziri rezutoi deçiziv në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në Futsal, duke shënuar golin e fitores 2:1 për Prishtina 01 ndaj Mabetex Prishtina.

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 17 февруари 2020 г.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në palestrën “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, ndërsa e njëjta zgjoi shumë interesim për prishtinasit, por edhe për shkupjanët, të cilët kishin udhëtuar drejt kryeqendrës kosovare për të përkrahur shokun e tyre Eljesa Neziri, i cili në fund ua ktheu me gol në rrjetën kundërshtare.

Leave a Reply