Golat nga fitorja e madhe e Futsal Shkupit ndaj KMF Proekt Ciko (VIDEO)

Të shtunën në palestrën “Enver Idrizi” në Shkup u zhvillua derbi ndeshja e javës së 14-të në elitën e futsalit vendor midis kampionëve në fuqi të Futsal Shkupit dhe KMF Proekt Ciko, njofton “infOSport.mk”.

Futsal Shkupi në fund arsyetoi epitetin e skuadrës kampione, duke shënuar në fund fitore 4:1, pavarësisht se mysafirët nga Valandova ishin të parët që avansuan në këtë përballje me golin e Dimçe Andov.

Golat nga ndeshja derbi Futsal Shkupi – KMF Proekt Ciko

Golat nga ndeshja derbi Futsal Shkupi – KMF Proekt Ciko FUTSAL SHKUPI – KMF PROEKT CIKO 4:1D. PetroviçF. AgushiR. SulejmanA. Gligorov

Публикувахте от Futsal Shkupi в Понеделник, 24 февруари 2020 г.

Megjithatë lojtarët e Futsal Shkupit shumë shpejtë rikthyen barazpeshën me anë të Dragan Petroviç, derisa Ferid Agushi me një super gol bëri që “bardhekaltërit” në pushim të shkojnë me epërsinë 2:1.

Pjesa e dytë foli në tërësi për ekipin vendas, që në asnjë moment nuk lejoi që kundërshtari të vie në shprehje. Një super lëvizje dhe eurogol i shënuar nga Rexhep Sulejmani, bëri që Futsal Shkupi të  avansojë me rezultatin 3:1, teksa në momentet e fundit kur mysafirët me të gjitha forcat kërkonin edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve, Aleksandar Gligorov nga një distancë e largët shënoi edhe golin e katërt për rezultat përfundimtarë, Futsal Shkupi 4, KMF Proekt Ciko 1.

Falë kësaj fitore Futsal Shkupi tashmë kryeson bindshëm renditjen tabelare me 40 pikë, 6 më shumë se KMF Proekt Ciko që mban pozitën e dytë.

Leave a Reply