Lajm i madh për Barcelonën në prag të derbit me Realin

Mbrëmjen e djeshme Barcelona arriti një barazim 1:1 në transfertën ndaj Napolit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampiponëve Europian. Ndërkohë përpos barazimit, një problem tjetër për ekipin e trajnerit Kike Setien ishte edhe dëmtimi i mbrojtësit Zherard Pike.

Mbrojtësi spanjoll nuk mundi të vazhdonte më sfidën, por fatmirësisht ai u dëmtua në minutat e fundit të takimit. Ai u zëvendësua në minutën e 90-të me Klement Lenglet. Dalja e tij nga fusha e lojës përhapi panik te Barcelona, për shkak se në fundjavë ata i pret derbi ndeshja kundër rivalit të përbetuar, Real Madridit, ndeshje kjo që ndryshe njihet edhe si “El Clasico”.

Megjithatë dëmtimi i Pike nuk është serioz dhe spanjolli besohet se do të jetë i gatshëm për në “El Clasico”. Këtë gjë e ka konfirmuar gazetari, Zherard Romero, i cili me anë të një postimi në “Tëitter” jep lajmin e gëzuar për tifozët “katalunas”.

Kujtojmë pas 25 xhirove të kaluara në La Liga, Barcelona kryeson renditjen me 55 pikë, dy më shumë se Reali i Madridit që mban vendin e dytë.

Ndeshja Real Madrid – Barcelona në program është me datë 1 mars në “Santiago Bernabeu” me fillim në ora 21:00.

Leave a Reply