Interesim i madh për tu pajisur me biletë për ndeshjen Maqedoni-Kosovë

Prej sot edhe zyrtarisht Federata e Futbollit të Maqedonisë ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ndeshje kjo që në program është me datë 26 mars, njofton “infOSport.mk”.

Me të kuptuar lajmin shumë qytetarë shkupjan janë drejtuar drejt biletarisë në arenën “Todor Proeski” në Shkup, aty ku vërehen edhe rradhë të gjata, ndërsa të njëjtat mund të blihen edhe në disa pika tjera shitëse në qytete të ndryshme të vendit tonë.

Interesim i madh për tu pajisur me biletë për ndeshjen Maqedoni-Kosovë

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 3 март 2020 г.

Sa i përket biletarisë në arenën “Todor Proeski”, e njëjta do të punojë për çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, ndërsa gjithashtu gjithë të interesuarit biletat mund ti blejnë edhe online përmes rrjetit shitës MkTickets.

Biletat për tribunat jugore dhe veriore do të shiten me çmim prej 300 dhe 400 denarëve.

Një person mund të blejë vetëm një bilet edhe atë me paraqitjen e dokumentit për identifikim (letërnjoftim me afat apo pasaportë).

Çdo bilet do të jetë i personalizuar (me emër dhe mbiemër të blerësit).

Leave a Reply