A do të jetë i gatshëm Marselo për ndeshjen ‘El Clasico’?

Pas rikthimit të tij nga  një lëndim që e largoi atë nga fushat e futbollit, Marselo u rikthye fuqishëm me fanellën e Realit të Madridit, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit. Ai shënoi në kampionat kundër Levantes, ku fatkeqësisht Reali në fund pësoi disfatë 1:2, teksa goli i tij rezultoi deçiziv në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzen, ndaj së cilës skuadër ‘mbretërit’ shënuan fitore me rezultatin 2:1.

Megjithatë Marselo në këtë ndeshje pësoi një dëmtim, që nuk ka rezultat serioz, ashtu që braziliani do të jetë i gatshëm për siper ndeshjen e fundjavës ndaj Barcelonës.

Ky është një super lajm për trajnerin Lopetegi, pasi mbrojtësi i majtë është një nga futbollistët kryesorë të skuadrës madrilene.

Lojtari ishte optimist edhe pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve që do të jetë i gatshëm për ndeshjen derbi ndaj rivalit të përjetshëm dhe kjo gjë u vërtetua sot.

Në anën tjetër Mariano është stërvitur jashtë grupit të skuadrës, teksa Karvahal është parë duke vrapuar në fushë.

Leave a Reply