Broja flet pas debutimit me ekipin e parë të Çelzit dhe bisedën me Lampard

Armando Broja ka debutuar sot me ekipin e parë të Çelzit, në të cilën skuadra nga “Stemford Brixh” mundi Evertonin me rezultatin e thellë 4:0.

Sulmuesi i talentuar shqiptarë në lojë u aktivizua në minutën e 84-të, duke zëvendësuar sulmuesin francez, Olivie Zhiru.

Në një intervistë për “Sky Sport”, Broja ka treguar edhe emocionet e para të këtij debutimi. Pjesa më e rëndësishme është mënyra sesi Lampard e kishte motivuar, për t’i hequr presionin dhe ngarkesën emocionale.

“Ishte një ndenjë e mrekullueshme, pasi që kur isha i vogël e ëndërroja që të luaja me Çelzin në “Stemford Brixh. Një ndjenjë fantastike që të bëja debutimin tim këtu. Përpara se të futesha në fushë isha pak nervoz. Unë nuk para bëhem nervoz në fakt, por ishte hera ime e parë. Trajneri më tha, ‘Luaj lirshëm, shijo momentin dhe bëjë qejf’. Kështu që e shijova këtë momentin për të qenë në fushë. Premierliga është një kampionat i vështirë dhe me shumë mundësi është më i vështiri në botë”, – tha Broja.

Leave a Reply