Tronditet Barcelona, Messi nuk rinovon nëse në “Kamp Nou” nuk arrijnë këta dy emra!

Barcelona që tani po mendon për merkaton e verës, teksa i ka vënë syrin dyshes Lautaro Martinez – Nejmar.

Kapiteni Lionel Messi është shumë i zhgënjyer nga merkatoja që kanë bërë drejtuesit e klubit të tij, ndërsa duke pasur parasysh se është në fund të kontratës, ai i ka vendosur kushte skuadrës “katalunase” për të rinovuar.

Messi nga drejtuesit e tij kërkon që të “Kamp Nou” të sjellin ish shokun e tij, Nejmar, që aktualisht është pjesë e Paris Sen Zhermen, si dhe sulmuesin e Interit, bashkëpatriotin e tij, Lautaro Martinez.

Barcelona ka rënë në hall, pasi nuk ka fuqi ekonomike t’i përballojë të dy këta super sulmues. Argjentinasi i Interit kushton 111 milionë euro, ndërsa braziliani 150 milionë euro.

Për të bërë për vete këta dy super sulmues, Barcelona do të duhet të sakrifikojë njërin prej yjeve të skuadrës, si Grizman, Dembele dhe Suarez.

Leave a Reply