Talenti i Milanit në telashe, duhet t’i paguajë 16.5 milion euro ish-skuadrës

Rafael Leao ka marrë një lajm shumë të keq. Sulmuesi i Milanit do duhet t’i paguajë 16.5 milion euro ish-skuadrës së tij, Sportingut të Lisbonës.

Ka qenë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv që ka vendosur kështu në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy vite më parë.

Tifozët e acaruar të klubit portugez sulmuan lojtarët dhe shumë prej tyre vendosën të largohen. Leao ishte nën kontratë me Sportingun e Lisbonës, por lojtari i talentuar u lirua në mënyrë të njëanshme dhe u transferua te Lille.

Klubi “luzitan” është ankuar në CAS dhe ka fituar gjyqin. 22-vjeçari i “kuqezinjëve” do të duhet të dëmshpërblejë ish-skuadrën me 16.5 milion euro, një shumë e madhe dhe tepër e konsiderueshme.

Leave a Reply