Futsal Karadaku vetëm sa e nevrikosi Futsal Shkupin, me “manita” u rikthye në Likovë

Futsal Shkupi ka regjistruar fitoren e rradhës, këtë herë në ndeshjet kampionale, që rikthehen pas një pauzë gati tre javore për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në futsal në ndeshjet eliminatore për Europianin e ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kampione në fuqi e vendit në futsal, Futsal Shkupi, ishte nikoqir i Futsal Karadakut, që për habi avansoi e para në përballjen e zhvilluar në palestrën “Enver Idrizi” në Çair.

Megjithatë më pas vijoi ajo loja e zakonshme e Futsal Shkupit, skuadër që falë golave të shënuar nga Dragan Petroviç (6’) dhe Rexhep Sulejmanit (17’), riktheu rezultatin në favorin e vetë që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë “bardhekaltërit” nga Çairi vijuan me lojën e tyre efikase, këtë herë duke shtuar edhe 3 gola të tjerë, ku sërish në listën e golashënuesve u regjistrua Dragan Petroviç, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Ivan Sotirovski dhe Arsim Fazliu.

Me këtë fitore, Futsal Shkupi mbetet në pozitën e tretë në renditje, mirëpo me gjasa reale për të mborjtur titullin e kampionit, të cilin do e diskutojë me Futsal Club Arben Bajramin dhe KMF Proekt Ciko, skuadra këto që gjithashtu shënuan fitore në këtë xhiro.

FC Arben Bajrami mundi Kegi Mobi me shifrat 5:1, ndërkohë në një ndeshje dramatike në Çair, Ciko me një gol të shënuar nga pika e bardhë në minutën e fundit të takimit, mundi Juventus Seravën me rezultatin 9:8. (infOSport.mk)

Leave a Reply