Odise Roshi largohet nga Akhmat Grozny, transferohet në Hungari

Futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi largohet nga kampionati rus, teksa do të vijojë karrierën te skuadra e Diosgyori VTK në Hungari.

Burime të Supersport raportojnë se të martën Roshi do të jetë në Hungari për të hedhur firmën mbi kontratë me Diosgyor, te e cila skuadër do të gjejë  një tjetër futbollist shqiptar, Hysen Memollën.

Transferimi i Odise Roshi te DVTK është bërë i mundur nga menaxheri i njohur shqiptar, Adrian Aliaj. Aktualisht skuadra e Diosgyori pozicionohet në vendin e fundit të kampionatit hungarez që kryesohet nga Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, por me Roshin do të ketë më shumë mundësi për të siguruar mbijetesën.

Futbollisti i kombëtares kuqezi ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi që e mbajti jashtë për një pjesë të mirë të këtij sezoni në të cilin është aktivizuar vetëm në 6 takime me Akhmat Grozny-in dhe vetëm në një prej tyre si titullar.

Leave a Reply