Abramoviç synon blerjen e tre super futbollistëve!

Numri një i Çelzit, Roman Abramoviç është duke u përgatitur për tregun e verës, aty ku do të tentojë të sjellë disa emra të mëdhenj të futbollit europian.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, Çelzi gjatë merkatos së verës në “Stemford Brixh” do të kërkojë të sjellë 3 futbollistë nga “Serie A”.

Bëhet fjalë për portierin e Milanit, Xhanluixhi Donaruma, mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjaniç dhe për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Vërtetë emra me peshë në futbollin europian, me të cilët në skuadër trajneri Frank Lampard do të provonte të rikthente titullin e kampionit në “Stemford Brixh”.

Leave a Reply