“Covid-19”, organizatorët e “Wimbledon” përfitojnë 100 mln euro!

Lajmi për anulimin e turneut më të rëndësishëm në tenis “Wimbledon” për shkak të emergjencës së koronavirusit, ka mërzitur pa masë mbretin e këtij sporti Roxher Federer, por jo edhe organizatorët e turneut të cilët për këtë anulim për shkak të COVID-19 në arkat e tyre do të shtojnë plotë 100 milionë euro.

Slami londinez ose All England Club siç njihet ndryshe ka përfshirë në policën e sigurimit të turneut që në vitin 2003 pas epidemisë Sars një klauzolë kundër anulimit për shkaqe natyrore dhe pikërisht nga kjo klauzolë organizatorët do të përfitojnë 100 milionë euro.

 

Leave a Reply