Reali dhe Totenhami gati të shkëmbejnë futbollistë

Totenhami është gati të sakrifikojë sulmuesin e saj kryesor, Hari Kejn, i cili do të transferohej në “Santiago Bernabeu”  te Reali i Madridit, ndërkohë në drejtim të kundërt do të kalonin Hames Rodrigez, Garet Bejll, si dhe Marselo, i cili si duket po kalon ditët e tij të fundit te “mbrëterit”.

Sipas “Canal RCN”, futbollisti kolumbian shihet si “regjisori” i ardhshëm i skuadrës londineze pas largimit të Kristian Eriksen drejt Interit, ndërsa me Bejll dhe Marselo në formacion, skuadra e  Murinjos do të përfitonte në kualitet, por edhe përvojë, që do i nevojitej Totenhamit sezonin e ri.

Rodrigez thuajse nuk ka më asnjë hapësirë te Reali dhe konsiderohet element i tepërt në skuadrën e Zinedine Zidan, njëjtë sikurse edhe Garet Bejll, që tashmë një kohë më të gjatë po lidhet me një largim nga “Bernabeu”, njëjtë sikurse dhe braziliani Marselo, i cili me ardhjen e Mendyt, humbi vendin e titullarit te skuadra e Zinedin Zidane.

 

Leave a Reply