Ançeloti përveç Bejll dhe Rodrigez synon edhe një shqiptarë!

Karlo Ançeloti po dëshiron të bëjë një super skuadër te Evertoni, ndërsa emrat që ka në listë, mund t’ia mundësojnë një gjë të tillë strategut italian, i cili në krye të skuadrës nga Liverpulli erdhi me 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Siç dihet Ançeloti që më herët i ka vënë syrin dyshes së Realit të Madridit, Garet Bejll – Hames Rodrigez. Me këtë të fundit, përveç te Reali ka punuar bashkë edhe te Bajerni i Munihut dhe shihet si një futbollistë i preferuar i strategut italian, i cili portën dëshiron t’ia besojë gardianit shqiptarë që vjen nga “Serie A”, Thomas Strakosha.

Ançeloti ka mbetur i impresionuar nga Strakosha dhe dëshiron të marrë portierin shqiptar te Evertoni. Gjithsesi, Igli Tare nuk ka ndërmend ta shesë patriotin e tij dhe po i përgatit rinovimin e kontratës.

Aktualisht Strakosha me Lacion është i lidhur deri në vitin 2022, mirëpo Tare po i përgatit atij një kontratë të re që do e mbante në “Olimpiko” deri në vitin 2025.

Rroga e re pritet të shkojë në rreth 2 milion euro në sezon, por Strakosha kërkon edhe më shumë, ndërsa pikërisht këtu Ançeloti sheh mundësinë e transferimit të gardianit shqiptarë në “Gudison Park”.

Kujtojmë Strakosha po zhvillonte një sezon të mrrekullueshëm me Lacion, teksa rezultoi si portieri me më pak gola të pranuar në “Serie A”. Në 26 ndeshje me Lacion, Strakosha kishte pranuar vetëm 23 gola, ndërsa gjithashtu i njëjti shquhet edhe për pasimet e sakta, duke pasur parasysh se shumica e aksioneve nisin nga këmbët e tij.

753 pasime ka kryer portieri i Shqipërisë këtë sezon, plot 200 më shumë se Handanoviç i Interit, duke konfirmuar rritjen e madhe në lojën me këmbë.

Leave a Reply