Juventus apo Real Madrid? Zbulohet prioriteti dhe dëshira e Pogbas

Juventus apo Real Madrid? E ardhmja e Poll Pogba është e ndarë mes këtyre dy klubeve. Mesfushori francez nuk ndjehet mirë te Mançester Junajtedi dhe ka vendosur të nisë një aventurë të re.

Në Spanjë nuk dorëzohen dhe sipas AS, “mbretërit” janë në avantazh për kampionin e botës.

E përditshmja spanjolle raporton se 27-vjeçari ka prioritet Realin, gjithmonë nëse dy ofertat do të jenë të barabarta. Edhe pse ka kaluar 4 sezone fantastike në Torino, Pogba ëndërron të luajë me skuadrën spanjolle dhe të punojë me Zinedine Zidane.

Mirëpo në anën tjetër nuk dorëzohet edhe Juventusi, që është gati të heqë dorë nga Matijs De Ligt për të mbërritur te lojtari francez.

Nga ana tjetër “Djajtë e Kuq” kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e Pogbas, kartoni i të cilit ka rënë nën 100 milion euro nga kriza e koronavirusit.

Leave a Reply