Marash Kumbulla shihet si zëvendësues i Ramos te Reali!

Serhio Ramos, tashmë 34-vjeç, nuk dihet edhe sa do të luajë me Real Madrid. Mbrojtësi, i cili është edhe kapiten i skuadrës, është një nga ikonat e spanjollëve dhe normalisht largimi i tij do të lërë një zbrastirë të madhe në repartin e prapavijës. Gjithsesi edhe sezonin e ardhshëm ai do të jetë në ekip.

Një tjetër futbollist që mund të largohet është edhe Naço, pra tjetër futbollistë mbrojtës, kështu që te Reali, që tani kanë menduar për të plotësuar këtë repart me një futbollistë, tek i cili do të mund të mbështeteshin një kohë më të gjatë.

Kështu sipas “Don Balon”, Reali i Madrdit me një kryes presidentin Florentino Perez i kanë hedhur syrin mbrojtësit shqiptarë, Marash Kumbulla, aktualisht pjesë e Veronës.

Te 20-vjeçari shqiptarë, “madrilenët” shohin një futbollist me shumë perspektivë.

Që në sezonin e tij të parë në “Serie A”, Kumbulla ka bërë që me paraqitjet e tij të zgjojë interesimin e shumë skuadrave të mëdha, si Mançester Siti, Borusia Dortmund, Barcelona, Juventus dhe klube të tjera në Itali dhe jashtë saj.

Leave a Reply