Bunjaki tregon se si i ndau vëllezërit Berisha dhe pse Valoni vendosi të luajë për Kosovën

Ndërtimi i Përfaqësueses së Kosovës është një histori në vete, por që tashmë ka një arkitekt të cilin e njohin të gjithë. Ai është Albert Bunjaki, ish-selektori i Kosovës, i cili tashmë është në përfundimin e librit të tij në lidhje me ndërtimin e kombëtares “dardane”, shkruan Gazetasheshi.com.

Në një intervistë dhënë emisionit “Fun Zone” në Super Sport, ish-selektori Bunjaki ka deklaruar se ndodhet në përfundim të një libri, i cili zbulon shumë të pathëna.

Ndër të tjerash ai ka shpjeguar se si i ka ndarë vëllezërit Veton dhe Valon Berisha të cilët luanin për kombëtaren e Norvegjisë dhe arsyen pse Valoni e zgjodhi Kosovën.

“Çështja e Valon Berishës është histori në vete. Unë e kam ndjekur Valonin pesë vite më parë. Në vitin 2013 e kisha takuar Valonin në Tiranë, kur ai luante me ekipin e Norvegjisë në Tiranë kundër Shqipërisë. Përpjekjet e mia për ta bindur Valonin që të vijë te Kosova ka ndikuar në zgjedhjen e tij. Unë e kam ndjekur atë hap pas hapi për disa vite, por kulminacioni ishte udhëtimi nga Stokholmi në Augsburg për ta vizituar atë derisa ishte i lënduar. Kjo ka qenë një ndër arsyet”, – deklaroi Bunjaki.

Ai në librin e tij ka vendosur të paraqes edhe shumë detaje të tjera, në veçanti bisedat me vëllezërit Xhaka, Adnan Januzajn dhe Përparim Hetemaj, emra këto që megjithatë nuk iu bashkuan Kosovës.

Leave a Reply