Gjest i madh i Erdon Dacit, shkupjani ndanë ndihma në Konja në prag të muajit të Ramazanit

Muaji i Ramazanit, është muaji i mëshirës, muaj i solidaritetit, ndërsa një gjë të tillë me vepra po dëshmon edhe shkupjani, Erdon Daci, aktualisht futbollistë i Konjasporit në Superligën Turke, njofton “infOSport.mk”.

Daci ka vendosur që në prag të muajit të shenjtë të muslimanëve, që fillon me 24 prill, të ndajë pako ushqimore  për rreth 50 familje me nevoja në Turqi.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i Konjaspor, në rrjetin social në “Twitter”, ndërsa në një intervistë për “infOSport.mk”, Erdon Daci, premtoi se të njëjtën gjë do e bëjë edhe në Shkup, qytetin e tij të lindjes.

“Duke pasur parasysh krizën në të cilën po kalojmë për shkak pandemisë ‘Covid 19’, vendosa që të shpërndajë disa pako ushqimore për rreth 50 familje këtu në Konja, me qëllim që muajin e shenjtë të Ramazanit të kenë me çfarë ta presin. Shpresoj se të njëjtën gjë do e realizojë edhe në Shkup në të ardhmen” – tha ekskluzivisht për “infOSport.mk” sulmuesi i talentuar shkupjan i Konjaspor, Erdon Daci.

Koronavirusi shkaktoi shumë probleme në gjithë Botën, me ç’rast shumë njerëz humbën vendet e tyre të punës, mirëpo falë njerëzve human, si lloji i Erdon Dacit, shpresojmë që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit solidariteti të vie në shprehje dhe gjitha familjet të kenë me çfarë të shtrojnë sofrën e iftarit.

Leave a Reply