Qatip Osmani në shënjestër të skuadrave nga Arabia Saudite!

Trajnerët Qatip Osmani dhe  Bashkim Livoreka pas largimit nga FC Shkupi aktualisht  janë  pa angazhim, kjo edhe shkaku i situatës  aktuale me  koronavirusin. Asistenti i Qatip Osmanit, Bashkim Livoreka për “Klan Maqedoni” theksoi se ata  kanë pasur  oferta  të shumta  që në kohë kur  ishin në drejtimin e ekipit “kuqezi”,  por  kontrata  ishte  ajo që i ka penguar të pranojnë ofertën  nga  ekipe të Arabisë Saudite dhe Iranit  por edhe ekipeve nga Shqipëria dhe  Kosova që kanë qenë oferta  serioze.

Dyshja më e suksesshme e trajnerëve Osmani –Livoreka  të cilët  kanë tre tituj kampioni, një  SuperKupë dhe një Kupë vendore, shpresojnë se me përfundimin e kampionatit  aktual 2019/20, do të angazhohen  qoftë në vendet e rajonit,  apo edhe më gjerë.

“Besoj se pas përfundimit të kampionatit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, me  siguri Qato  do të vendose se ku  do të shkojë dhe ku do punojë si trajner”.

Sërish bashkë…. “Po besojmë, besojmë se gjithnjë kemi qenë bashkë dhe me siguri  do të jemi bashkë edhe në klubin e ardhshëm” – deklaroi  trajneri  Bashkim Livoreka.

Dyshja e trajnerëve Qato – Livoreka  kanë edhe oferta konkrete nga klube vendore por  deri në përfundimin e kampionatit aktual emrat e klubeve nuk  do të bëhen publike.

Leave a Reply