UEFA liçenson 16 nga 20 klubet e “Serie A”, jashtë gare mbetet Xhenoa e Pandev

UEFA ka liçensuar 16 nga 20 klubet e serisë A, duke përjashtuar skuadrat si, Bresha, Spal, Leçe dhe Xhenoa. Këto skuadra kanë afat pesë ditë të apelojnë vendimin.

Stadiumi i Atalantës është ende nën rikonstruksion dhe ky ekip ka zgjedhur impiantin e Sasuolos “Mapei” për ti luajtur ndeshjet e kupave të Europës edhe pse deri tani i kishte luajtur në “San Siro”.

Ndërsa Kaljari nëse do kualifikohej për në garat europiane, ka zgjedhur që ndeshjet e saj ti zhvillojë në stadiumin e Udinezes “Dacia Arena”.

Katër klubet e përjashtuara, Bresha, Spal, Leçe dhe Xhenoa kanë dështuar të përmbushin kushtet në stadiumet e tyre të vendosura nga UEFA.

Leave a Reply