Vijnë dy largimet e para nga Shkëndija!

Ditë më parë me vendim të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sezoni futbollistik 2019/2020 në Ligën e Parë u mbyll para kohe, kjo për shkak pandemisë “Covid 19”, ndërsa tashmë po vijnë edhe largimet e para nga skuadrat, ku janë të përfshirë futbollistët me kontrata të skaduara, shkruan “infOSport.mk”.

Pas largimit të Bojan Miovskit nga rradhët e Renovës, siç mëson “infOSport.mk”, dy largimet e para kanë ndodhur edhe te skuadra e Shkëndijës. Bëhet fjalë për mbrojtësin Konstantin Çeshmexhiev, si dhe për sulmuesin Samir Fazli.

Edhe pse kishin rastin për të dëshmuar veten, as njëri, e as tjetri nuk shfrytëzuan mundësitë e dhëna, ndërsa me skadimin e kontratës së tyre tashmë në qershor, drejtuesit e skuadrës tetovare nuk kanë parë interes për të vazhduar bashkëpunimin me këtë dyshe.

Megjithatë jo zyrtarisht mësohet se këto nuk do të jenë dy largimet e vetme në prag të sezonit të ardhshëm, pasi ka edhe futbollistë të tjerë që janë me kontrata të skaduara, ndërsa gjithashtu edhe futbollistë për të cilët interesohen skuadra të ndryshme. Ndër futbollistët që mund të largohen në këtë afat kalilmtarë të verës, përmenden edhe emrat e Agim dhe Besart Ibraimit, por gjithashtu edhe i Gledi Micit.

Megjithatë këto janë vetëm spekullime për momentin, ashtu që duhet pritur edhe disa javë për të kuptuar më shumë rreth largimeve të mundshme, por kuptohet edhe prurjeve të reja, duke pasur parasysh se Shkëndija edhe këtë vit do të bëjë gara në Europë (me shumë gjasa në Liga Europa).

Leave a Reply