Cili është më i miri, Messi apo Ronaldo? Ja çfarë thonë statistikat e dekadës së fundit!

Debati më i madh në futbollin e sotëm modern nga ana e tifozëve për më shumë se një dekadë ka qenë lidhur me dy super yjet, Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo.

Cili është më i miri, argjentinasi apo portugezi?

Dyshja kanë shtyrë njëri-tjetrin për më shumë se dhjetë vite, duke arritur të fitojnë shumë trofe ekipore dhe ato individuale.

Ronaldo kaloi nëntë vite te Real Madridi dhe zhvilloi një rivalitet të madh me Messin që nuk u largua asnjëherë nga Barcelona.

Argjentinasi 32-vjeçar ka arritur të fitojë 6 “Topa të Artë”, ndërsa portugezi 35-vjeçar ka një më pak, mirëpo dyshja kanë rekorde të ndryshme.

Duke llogaritur debatin e madh që zhvillohet për ta se cili është më i miri, “ËhoScored” ka mbledhur vlerësimit e tyre që nga viti 2010.

Më poshtë mund t’i shikoni vlerësimet e dy futbollistëve për dhjetë vite:

2019/20 (deri më tani në këtë edicion)
Lionel Messi – 8.6
Kristiano Ronaldo – 7.9
2018/19
Lionel Messi – 8.5
Kristiano Ronaldo – 7.7
2017/18
Lionel Messi – 8.7
Kristiano Ronaldo – 7.9
2016/17
Lionel Messi – 8.5
Kristiano Ronaldo – 7.6
2015/16
Lionel Messi – 8.5
Kristiano Ronaldo – 8.0
2014/15
Lionel Messi – 8.8
Kristiano Ronaldo – 8.5
2013/14
Lionel Messi – 8.3
Kristiano Ronaldo – 8.3
2012/13
Lionel Messi – 8.8
Kristiano Ronaldo – 8.2
2011/12
Lionel Messi – 8.9
Kristiano Ronaldo – 8.3
2010/11
Lionel Messi – 8.8
Kristiano Ronaldo – 8.3
Vlerësimi final: Lionel Messi 9.5 – 8.5 Kristiano Ronaldo.

Leave a Reply