ZYRTARE, Besir Ramadani i bashkohet Struga Trim Lum

Shkupjani Besir Ramadani, njëherit ish futbollistë i FC Shkupit, sezonin e ri futbollistik do të luaj me skuadrën e Struga Trim Lum në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Ramadani me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë 3-vjeçare, duke u bërë kështu pjesë e projektit afatgjatë të drejtuesve të skuadrës strugane, që prioritet do të kenë futbollistët e rinj, dhe krijimin e një boshti të futbollistëve të tillë, që do të jenë edhe e ardhmja e klubit.

Ndryshe 20-vjeçari Ramadani është një fëmijë i dalë nga shkolla e FC Shkupit, nga e cila skuadër në disa raste ishte huazuar në skuadrat e ligës së dytë, si Genç Kalemler dhe KG Gostivari.

Ramadani njëherit ishte edhe pjesë e kombëtares U19 të Shqipërisë, ndërsa te Struga Trim Lum bëhet emri i dytë në këtë merkato, pas portierit, Raif Mirseloski, i cili ditë më parë firmosi kontratë një vjeçare.

Leave a Reply