Plotë 26 të prekur nga Koronavirusi te kjo skuadër europiane!

Në Rumani koronavirusi po bën namin dhe po përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke mos qenë i mëshirshëm edhe ndaj botës së futbollit. Pikërisht kjo pandemi, ka bërë që ndeshja midis CFR Cluj dhe Botosani të shtyhet, kjo pasi 26 pjesëtarë të CFR Cluj kishin rezultuar pozitiv me Covid 19.

Testet kanë treguar se 16 futbollistë dhe 10 anëtarë të stafit janë të infektuar dhe për 14 ditë duhet të qëndrojnë të izoluar.

Jo vetëm ata, por edhe të tjerët që kanë pasur kontakte me ta.

Duhet thënë se këto nuk janë rastet e para me COVID-19 në futbollin rumun, pasi të prekur ka pasur edhe te Dinamo, Botosani, dhe Universitatea Craiova, sikurse edhe në ekipe të ligës së dytë.

Leave a Reply