Asani e mbyll me AIK-un, rikthehet te Partizani!

Shkupjani Jasir Asani edhe përfundimisht është larguar nga AIK-u. Sulmuesi anësor luajti 7-të ndeshje mes Kupës e kampionatit, duke shënuar edhe dy gola. Gjërat për të nuk shkuan si duhet në Suedi, ashtu që Asani pritet që sërish të kthehet te Partizani.

“Ju falënderoj për gjithçka. Doja t’u jepja më shumë mbështetësve të klubit, por ndonjëherë gjërat nuk përputhen për arsye të ndryshme. Isha i nderuar dhe krenar të vishja këtë fanellë disa herë. Ju uroj më të mirat në të ardhmen”, – shkruan Asani në llogarinë e tij në “Instagram”.

Asani është nën kontratë me Partizanin dhe duhet të bisedojë me drejtuesit e klubit të kuq për të ardhmen e tij. Dëshira e sulmuesit është të luajë në një kampionat tjetër, më i fortë se Superiorja. Edhe te “demat” do të ishin të kënaqur nëse do të arrinin ta shisnin, por kjo duket e vështirë.

Leave a Reply