Njihuni me futbollistin që refuzoi të luaj për Prishtinën në Europë!

“Bashkimi bënë fuqinë”, ndërsa këtë më së miri gjatë ditës së djeshme e dëshmuan skuadrat kosovare, që i dolën në ndihmë Prishtinës, duke ia liruar futbollistët për ndeshjen paraeliminatore të Liga Europa ndaj Lincoln.

Në këtë mënyrë FC Prishtina kompletoi listën e futbollistëve për të zhvilluar takimin ndaj Lincoln në Gjibraltar.

Derisa të gjitha klubet elitare prej të cilave kërkoi ndihmë Prishtina thanë “po”, është një futbollist që refuzoi t’iu bashkohet bardhekaltërve. Bëhet fjalë për Drilon Fazliun e Vushtrrisë, ndërsa lajmin e konfirmoi Kryetari i klubit, Bajrush Kajtazi.

“Prishtina ka kërkuar Drilon Fazliun. Ne si klub sigurisht e kemi lejuar, mirëpo futbollisti ka refuzuar”, – është shprehur Kajtazi për Gazetën Olle.

 

Leave a Reply