Ja sa të holla ka fituar Gjilani pasi kaloi raundin parakualifikues në Liga Europa!

Skuadra kosovare e Gjilanit dje me shumë sukses kaloi pengesën e parë në ndeshjet e Liga Europa, duke mundur përfaqësuesin e San Marinos, Tre Pene, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë kualifikim skuadra e Gjilanit shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në historikun e saj në raundin e parë kualifikues të Liga Europa, aty ku tashmë do të ketë punë me skuadrën e njohur qipriote të APOEL Nikozia.

Për më tepër fitorja ndaj Tre Pene ka sjellë të ardhura financiare për ekipin e Gjilanit, që do të fitojë plotë 240 mijë euro. Nëse i shtojmë këtu edhe 220 mijë euro për pjesëmarrje në rrethin parakualifikues, i bie që kjo skuadër ka fituar gati gjysmë milion euro, shifër kjo e bukur, me të cilën drejtuesit e skuadrës nënkampione të Kosovës mund të mendojnë për sezonin e ri garues në futbollin kosovar.

Leave a Reply