Pas Tiranës, tashmë edhe Partizani kërkon të transferojë futbollistë nga Vardari

Pas Tiranës, skuadër kjo që transferoi dyshen e Vardarit, Kristijan Toshevski dhe Filip Najdovski, tashmë edhe skuadra tjetër nga kryeqendra shqiptare, Partizani, dëshiron të transferojë futbollistë nga skuadra kampione e vendit, njofton “infOSport.mk”.

“Demat e Kuq” nga Tirana i kanë vënë syrin mbrojtësit të krahut të djathtë, Vladica Brdarovski, një futbollistë mjaft kualitativ, i cili njëkohësisht mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë.

Brdarovski numëron 7 paraqitje me përfaqësuesin e vendit, ndërsa pjesë e Vardarit është që nga vera e vitit 2015-të.

Ai me Vardarin numëron plotë 116 ndeshje, 5 gola dhe 15 asiste, ndërsa në elitën e futbollit vendor ka zhvilluar plotë 213 ndeshje, duke pasur parasysh se i njëjti gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Pelisterit dhe Rabotniçkit, transmeton “infOSport.mk”.

30-vjeçari Brdarovski gjithashtu ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Çeki me skuadrën e Zbrojovka Brünn dhe në Hungari me Gjyor, ndërsa transferimi eventual te Partizani, do të ishte hera e tretë që do të luante jashtë Maqedonisë.

 

Leave a Reply