Ja sa vite kishte që Renova nuk kalonte raundin e parë në Kupat e Europës

Renova gjatë historisë së saj në kompeticionet europiane ka luajtur plotë 7 herë, përfshirë këtu edhe edicionin aktual, ndërsa në vetëm 3 raste i’a ka dalë të kalojë raundin e parë.

Fillimisht në vitin 2008-të, skuadra nga Xhepçishti pati kaluar raundin e parë në garat e Intertoto Kup (tashmë nuk ekziston ky kompeticion), duke eliminuar fillimisht skuadrën kroate të Rijekës, që më pas të eliminohet nga izraelitët e Bnei Shakhnin.

Hera e dytë që kjo skuadër kaloi turin e parë eliminatorë, ndodhi në vitin 2013-të në Liga Europa, kur në të dyja ndeshjet me nga 4:0 mundi skuadrën e AC Libertas nga San Marino.

Kualifikimi i djeshëm ishte i treti në historinë e Renovës, pasi këta të fundit eliminuan armenët e Alashkert, duke i mundur në Jerevan me rezultatin minimal 1:0.

Goli i Mishkovskit me të cilin Renova kaloi në raundin e dytë kualifikues të Liga Europa (VIDEO)

Leave a Reply